Lumir Abdixhiu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot do të fillojë zhvillimin e takimeve lidhur me situatën aktuale në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme do të nis zhvillimin e takimeve lidhur me situatën në vend. Ai takimin e parë do ta zhvillojë me gazetarë dhe opinionistë. ‘’Të nderuar përfaqësues të medieve. Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur’’, thuhet në njoftim. Abdixhiku para disa ditësh kishte njoftuar për iniciativën e tij për angazhim mbi partiak për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese, siç e quan ai kundër politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …