leoni

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka qëndruar në familjet e dëshmorëve; Imer Krasniqi, Kujtim Krasniqi, Avni Buqaj dhe Safet Elshani

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka qëndruar në familjet e dëshmorëve; Imer Krasniqi, Kujtim Krasniqi, Avni Buqaj dhe Safet Elshani

Në vigjilje të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Sinan Gegaj – nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Metush Kryeziu nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot kanë vizituar disa nga familjet e dëshmorëve të komunës sonë, të cilët heroikisht kanë rënë për atdhe. Në kuadër të këtyre vizitave, kryetari Kastrati ka qëndruar në familjet e dëshmorëve; Imer Krasniqi, Kujtim Krasniqi, Avni Buqaj dhe Safet Elshani, për të cilët tha se ishin simbol frymëzimi e mobilizimi për shumë burra të këtij vendi gjatë luftës sonë çlirimtare.
Kryetari Kastrati tha se, përherë do të jemi krenarë me jetën dhe veprën heroike të secilit dëshmorë të kombit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …