Mehdi Krasniqi: LETËR PUBLIKE PA ASNJË ARSYE

Mehdi Krasniqi: LETËR PUBLIKE PA ASNJË ARSYE

E dashur Presidente e Republikës
I dashur Kryeministër i Republikës
I dashur Kryeparlamentar i Republikës!
Kur ta takoni Bidenin, tregoni me krenari sa e keni bërë koeficientin për vete. Trogoni që do të paguheni mirë.
Tregoni Bidenit, kur ta takoni se në Kosovë vetëm ju të tre punoni dhe këtu mundi e djersa, besa edhe sakrifica paguhet mirë.
Tregoni që këtu nuk punon gjë ushtari, polici, doganieri, zjarrfikësi, mësuesi, mjeku etj.
Tregoni Bidenit që rinia, profesorët, mjekët, të diplomuarit me grada master e tjetër po ikin nga këtu përshkak të gjendjes ekonomike e sociale, për shkak të pagave të ulëta e të padinjitetshme.
Tregoni atij për pagat 170€, për pagat 200€, për pensionet 100€.
Ai do të lumturohet shumë… dhe  kur të flas ai në Senat, në Kongres ose në OKB do ta cilësojë si arritje për Kosovën dhe popullin e saj.
Ama, dijeni mirë që, nëse koeficientët janë vërtet sikur janë publikuar në medie, personalisht, nëpërmjet Avokatit të Popullit ose në ndonjë mënyrë a procedurë tjetër, këtë ligj do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.
Se a mundem dhe a do të guxoj, i vjen koha dhe flasim.
Baba s’ua ka lënë kuletën e popullit. As populli nuk ua dha mandatin që të krijoni favore për vete.
Ju po shndërroheni në zhgënjim popullor!
Me dashamirësi,

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …