INDEP: Reagim - “Kush po e heton tregun në Kosovë?”

INDEP: Reagim – “Kush po e heton tregun në Kosovë?”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shprehë shqetësimin me mosfunksionalizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK). Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të procedoj emrat për anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Gjendja në treg është shumë e keqe dhe e rrezikshme për konsumatorët. Në treg janë rritur të gjitha çmimet, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur. INDEP pret që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës. Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë tejkalon çdo agjendë politike.
Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrejdhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Me ligj, AKK-ja është institucion i pavarur që i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës, por që struktura e tij propozohet nga Qeveria e Kosovës. Kryetarit, nënkryetarit dhe tre anëtarëve të Bordit të AKK-së iu ka skaduar mandati pesëvjeçar me 9 qeshor, 2021. Që prej atëherë AKK-ja është jofunksionale, pa Komision për Mbrojtjen e Konkurrencës – pjesës kryesore për funksionim pa të cilën AKK nuk funksionon. Qeveria qe 7 muaj nuk ka propozuar emrat e rinjë, duke e lënë institucionin praktikisht pa asnjë mundësi për intervenim dhe mbrojtje të konkurrencës.
Qeveria përpos që nuk e ka respektuar ligjin, edhe e ka shkeluar atë. Me Ligjin nr. 04/L-226 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Neni 25, paragrafi 5 thekson se:
“Qeveria, gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit të anëtarëve të Komisionit, ia propozon Kuvendit për emërim ose riemërim kandidatin për anëtarë të Komisionit.”

Meqenëse për propozimin e emrave të rinj nuk ka nevojë as për proces rekrutimi, i bëjmë thirrje Kryeministrit, z. Albin Kurti, që të përdorë fuqinë e tij politike që sa më shpejtë të funksionalizojë AKK-në.

Reagimin e plotë e gjeni të bashkangjitur këtu.
Për pyetje ose komente, kontaktoni në [email protected] ose 038 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …