Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur për koalicionin me AAK-në, por dhe mundësinë e zgjerimit me parti të tjera

Kryetari i Nismës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me  koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe mundësinë për zgjerimin me partitë e tjera. Në  fjalën e tij ai ka deklaruar se për tri vite nuk ka sektor të cilën e kemi parë një hap të ndryshimit. Sot më keq gjendja është në arsim, më keq është gjendja në shëndetësi, më keq është gjendja në infrastrukturë, në ekonomi, në mungesë të investime kapitale, me një buxhet i cili nuk di të menaxhohet, që është kthyer në subvencione, dhe ku praktikisht ne e kemi pasur një administratë sociale momente të caktuara ku kanë bërë shpërndarje parash kohe pas kohe, po nuk kemi pasur drejtues të cilët kanë dhënë energji të re zhvillim vendit, frymë e ndërtim. Praktikisht këto tri vitet e fundit kanë  treguar që kemi pasur një Qeveri pa plan, pa program, me njerëz jokompetent, ndërsa në planin e jashtëm tashmë, e dimë pozicioni i Kosovës është më keq se asnjëherë më parë, përditë ka tregu që kjo qeverisje nuk ka asnjë ide të pozicionimit të vendit në aspektin strategjik, për të avancuar çështjen e Kosovës, për ta avancuar pozicionin e vendit tonë ka thënë mes tjerash, kryetari i Nismës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …