Brickos

NISMA PËR TË DREJTËN E PRONËS- NDP ka organizuar aksionin simbolik:  PRONA JOTE, TË DREJTAT E TUA   

 Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)- PIAKOS, ka organizuar  aksionin simbolik: PRONA JOTE, TË DREJTAT E TUA, për fuqizimin e gruas në të drejtën e pronës. Përmes këtij aksioni simbolik të realizuar në qytetin e Prishtinës dhe Graçanicës, NDP synon të nxisë ndryshimin e qëndrueshëm në terren përmes veprimit kolektiv, dhe avokimin me bazë në komunitet mbi rëndësinë e bartjes dhe regjistrimit të pronës.  

Përgjatë ditës së 8 marsit, vullnetarë të projektit kanë takuar drejtpërsëdrejti gra të grupmoshave të ndryshme, për të shpërndarë broshurat informuese e lule, dhe për të komunikuar mbi rëndësinë e regjistrimit të pronës, dhe rolin e avancimit të të drejtave pronësore në fuqizimin e gruas.  

Avancimi i të drejtave pronësore, sigurimi i të drejtës për pronësi, dhe regjistrimi i pronës së paluajtshme në emër të grave, do të ndihmojë gratë të kapërcejnë barrierat dhe pabarazitë ekzistuese, duke u ofruar atyre rol të barabartë në familje e në shoqëri. Përfitimet socio-ekonomike nga të drejtat pronësore për gratë janë të shumta, e në përgjithësi fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri.  

Aksioni i sotëm është realizuar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Trafiku Urban në Prishtinë. Ky bashkëpunim ndërinstitucional i projektit PIAKOS, me institucionet dhe akterët e rëndësishëm në vend, do të vazhdoje edhe më tutje me aktivitete të tjera.  

Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), PIAKOS, në vijim do të ndihmojë gratë, të rinjtë, e grupet e margjinalizuara, që të kenë qasjen në informacion, të drejtat pronësore, dhe resurset e duhura për tu bërë pronarë të pronës së paluajtshme, dhe për të përfituar nga të drejtat pronësore.  

Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Fondi për Paqe e Shtet-Ndërtim dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe e Burimeve për Avokim (ATRC). 

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …