Fatmir Limaj prezanton dy kandidatët e rinj për deputetë të NISMËS, Vesel Krasniqin dhe Arbreshë Krasniqin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Vesel Krasniqi dhe Arbreshë Krasniqi do të jenë dy kandidatët e rinj për deputetë nga ky subjekt politik për zgjedhjet e ardhshme. Limaj e bëri këtë njoftim gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degës së Nismës në Malishevë, duke theksuar se me unanimitet është vendosur për përfaqësuesit që do të garojnë për mandatin e ardhshëm. Në fjalimin e tij, Limaj falënderoi të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e Nismës Socialdemokrate në Malishevë për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm. Limaj e përmbylli fjalimin me bindjen se Malisheva tashmë ka një adresë të qartë politike për zgjedhjet e ardhshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …