Limaj: Do të jemi përherë mirënjohës botës demokratike që i doli në krah luftës së drejtë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj: Mbështetja ndaj Nismës po rritet për çdo ditë

Dega e Nismës Socialdemokrate në Drenas ka mbajtur të mërkurën kuvendin zgjedhor. Në këtë kuvend u zgjodh Këshilli Drejtues i Degës. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët për punën e palodhshme dhe kontributin që kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. “Mirëseardhje për të gjithë anëtarët e rinj të cilët i janë bashkuar degës sonë në Drenas gjatë muajve të fundit. Jam i bindur se kjo degë do të dalë edhe më e fuqishme pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor më e strukturuar dhe e gatshme të arrijë objektivat tona. Qytetarët e Drenasit i kanë sytë nga Nisma si partia e vetme e cila mund ta ndryshojë pushtetin në Drenas. Mbështetja në Nismën Socialdemokrate në nivel vendi po rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …