Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Lajmet / Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se për zgjedhjet e parakohshme duhet të piqen kushtet
Limaj i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se për zgjedhjet e parakohshme duhet të piqen kushtet

Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të piqen kushtet. Sipas tij, kjo varet edhe nga puna që bën Qeveria e Kosovës. Ai në një intervistë për Kosovapress” ka vlerësuar se aktualisht Qeveria Haradinaj është duke i kryer punët e veta. “Zgjedhjet vijnë kur të piqen kushtet. Natyrisht me rregulla, zakonisht janë afatet ligjore. Çdo katër vite ka zgjedhje, por kjo nuk është diçka fikse, gjithmonë varet nga zhvillimet e gjithëmbarshme në vend. Pra, nga zhvillimet nga funksionimi i Qeverisë, nga puna që bën Qeveria e Kosovës dhe nga detyrat që i kryen. Praktikisht, duhet të krijohen kushtet nëse do të ketë nevojë për zgjedhje. Tani për tani Qeveria është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Limaj. Megjithatë Limaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj thotë se me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë

Ramush Haradinaj thotë se me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj postoi në rrjetin social një postim pak para nisjes drejt ...