Kryetari i OEK-ut ka thënë se rritja prej 3.5 % e pamjaftueshme, nuk sjell zhvillim as ulje të papunësisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se rritja prej 3.5 për qind është e pamjaftueshme dhe nuk sjell zhvillim as ulje të papunësisë. Ai ka theksuar më tutje se rritja njëshifrore nuk sjell zhvillim ose ulje të papunësisë. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, ai ka thënë se për të pasur ngritje e mirëqenies sociale, rritja do të duhej të ishte dyshifrore. “Qeveria duhet të përqendrohet në rritjen e investimeve kapitale, rritjen e pagave në sektorin publik që duhet të jetë e barabartë me vlerën e inflacionit, si dhe mbështetjen e sektorit privat. “Duhet t’i kushtohet shumë rëndësi investimeve kapitale, të jetë më agresive, në kuptim pozitiv, që projektet që i ka planifikuar me ligjin e buxhetit, të implementohet në kohë sa më të shkurtër, pa bërë ndonjë shkelje ligjore. Gjithashtu, kishte me qenë e rëndësishme për ta luftuar inflacionin që të ketë një rritje të pagave në sektorin publik, për shkak se do të krijonte një siguri te çdo i punësuar”, ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …