Brickos

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Kryetari i OVL-UÇK në Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi paralajmëron protesta për realizimin e kërkesave të veteranëve

Kryetari i OVL-UÇK në Fushë Kosovë, Avdyl Krasniqi paralajmëron protesta për realizimin e kërkesave të veteranëve. Ai kërkon nga institucionet e shtetit që t’i kenë më në konsideratë kategoritë e dala nga lufta. “Përshendetje për të gjithë bashkëluftëtarë veteranë, invalidë dhe ju familjarë të dëshmorëve të UÇK-së. I kam përcjell me shqetësim reagimet e shumë bashkëluftëtarëve dhe portaleve elektronike të ndryshme për mos ngritjen e pensioneve për kategoritë e dalura nga lufta. Po u a them disa që shumë me vonesë është reagimi juaj , por me befasoni se keni pas mendim që do të rritet së bashku me Ligjin e pagave. Po ju kujtoj se ne Kategoritë e dalura prej luftës jemi çështje Sociale dhe nuk lidhet me Ligjin e punës. Ju bëjë thirrje institucioneve Shtetrore që të na kenë parasysh në ngritjen e penzioneve , mbrojtjen dhe ruajtjen me Ligjë të kësaj kategorie, pastrimin e Listave sa ma shpejt. Nese diçka nuk lëvizë pozitivisht po ju themë protesta është mënyra e vetme për realizimin e kërkesave të tona”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …