Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, iu kërkuar durrsakëve votën për Emiriana Cakon, në krye të Bashkisë

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, duke iu kërkuar durrsakëve votën për Emiriana Cakon, me qëllim që të çojnë punët e mira para, nuk kurseu as kundërshtarët e tij politikë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Meta-Berisha. Ndërsa Salën, e  mirëkupton pse e mbështesnin pavarësisht të zezave, Rama pyet se si demokratët do të shkojnë të votojnë, Ilir Metën. Kryeministri Rama u  bëri thirrje durrësakëve të mos bëjnë gabim dhe të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” sepse pasojat e këtij veprimi do të izolonin Durrësin, pasi çifti Meta- Berisha do të nisnin luftën politike me qeverinë për të marrë peng punët e mira. Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di mirë çka bën. Që flet pak dhe punon shumë, që nuk është kukull e askujt. Po tani ta marrësh në konsiderate se mund të votosh për dikë që sado çun i mirë të jetë, minimum ka një problem, minimum…Nuk është mirë që i vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre”. Për ata që nuk e dinë, se meqë unë hoqa apendisin mësova që në shqip quhet zorra qorre, ata janë një “zorrë qorre” në trupin e Shqipërisë, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …