Abelard Tahiri

PDK-ja ka ftuar për të mërkurën një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e krye-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar për të mërkurën një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit. Tahiri ka kërkuar që të shkarkohet kryeshefi  dhe bordi i KEK-ut. Në orën  11:00 mendojmë të fillojë seanca, për këtë janë 40 nënshkrime nga deputetët e opozitës, do ta ftojmë edhe kryeministrin Albin Kurti për të folur për arrestimet dhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në KEK. Është diçka e paprecedentë që të mbrohet një kryetar i cili është i arrestuar dhe në paraburgim. Ai akoma nuk është shkarkuar, duhet të shkarkohet edhe bordi i KEK-ut. Po ashtu, kemi pasur një mbrojtje ndaj këtij drejtori nga pozita dhe vet kryeministri Albin Kurti, ka thënë, Abelard Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …