Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair. Ai ka theksuar se takimet me të janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese. “Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli”. “Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë”. “Ish-kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, …