Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor. në Reçak, me rastin e 25-vjetorit të Masakrës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor, në Reçak me rastin e 25-vjetorit të masakrës.  Duke fajësuar Serbinë për gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë, ka thënë se kurrë nuk do të heshtet  për krimet që ka kryer shteti serb ndaj civilëve shqiptarë. Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e kësaj masakre, e cila, edhe 25 vjet më pas, mbetet dhembja jonë e madhe. Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit – i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.  Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë. Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998-1999, derisa drejtësia të vihet në vend për secilën viktimë të vendit tonë.  Lavdi martirëve të Reçakut!, ka shkruar Krasniqi, pa përmendur dëshmorët.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …