Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet. Rama ka deklaruar se pasmesnatës çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë, posedon ndonjë lloj arme. Këto informata ai ka thënë se i ka marrë nga drejtori i policisë, më të cilin kërkuar koordinim. “Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, është shprehur i Prishtinës. Më tutje, ai ka përmendur edhe rastin e një personi, i cili ka thënë se ka dhjetëra padi dhe prapë lëviz lirshëm me armë. “Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …