Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Paraqitjen e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në konferencën e sotme për medie dhe qëndrimin e tij për të mbrojtur ish drejtuesit dhe eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PSD, Dardan Molliqaj i ka quajtur hipokrizi. “Dy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj. Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit, Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet, ka shkruar mes tjerash kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …