Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Sahin: Ndikimi i vaksinës anti kovid do të vërehen dukshëm vetëm në dimrin e ardhshëm

Eksperti i shëndetësisë, profesori, Ugur Sahin, i cili është bashkëthemelues i kompanisë farmaceutike “BioNTech” e cila ka krijuar vaksinën që ka rezultuar efikase në 90 % të rasteve, ka deklaruar se ndikimi i kësaj vaksine do të vërehen dukshëm vetëm në dimrin e ardhshëm. Gjatë një interviste për BBC, ai ka deklaruar se është i bindur që vaksina do të zvogëlojë transmetimin e virusit midis njerëzve si dhe do të ndalojë zhvillimin e simptomave tek dikush që u injektua. “Unë jam shumë i sigurt se transmetimi midis njerëzve do të zvogëlohet nga një vaksinë e efektshme ndoshta jo 90 për qind por 50 për qind – por nuk do të harrojmë se edhe kjo do të mund të rezultojë në një ulje dramatike të përhapjes pandemike’’, ka deklaruar  eksperti i shëndetësisë, Ugur Sahin. Ai ka shtuar më tutje se nëse gjithçka shkon sikur është paraparë, vaksina do të shpërndahej në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm dhe se efektet e saj do të vërehen dukshëm në dimrin e vitit të ardshëm.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …