Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Socialedemokrate

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti thotë se kjo parti ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës

Vitin e kaluar 12 deputetë të Vetëvendosjes iu ndan partisë për shkak të pakënaqësive të shumta. Këta deputetë dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, iu bashkuan Partisë Social Demokrate të Kaqusha Jasharit duke u vendosur në krye të saj. Pasi Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për këtë po pritet, vendimi i presidentit, Hashim Thaçi. Ish-deputetët e Vetëvendosjes, do të garojnë për herë të parë si PSD në zgjedhjet nacionale. Përpos, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, subjektet e tjera ende nuk kanë diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor. Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se njëherë po i presin konsultimet për datën e zgjedhjeve. Ai ka theksuar se PSD ka vijë të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës. Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka vijë të kuqe për partinë e Albin Kurtit. Por, a do të ishte i mundur një koalicion i tillë? Nga ana tjetër, në Vetëvendosje nuk e kanë diskutuar këtë si mundësi. Përpos një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me LDK-në, Vetëvendosjen nuk ka përmendur parti tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …