leoni

Kryetari i Ruandës, Paul Kagame, akuzoi Francën për masakrën dhe gjenocidin, ku u vranë 800.000 njerëz në vitin 1994

Kryetari i Ruandës, Paul Kagame, akuzoi Francën për masakrën dhe gjenocidin, ku u vranë 800.000 njerëz në vitin 1994

Sot, Ruanda, një shtet i madh i Afrikës, do të shënojë 25 vjetorin e gjenocidit, që u krye mbi popullatën civile në Ruandë në 1994, gjatë së cilës u mbytën dhe u masakruan  më shumë se 800,000 pjesëtarë të popullatës tutsi.

Kryetari i Ruandës Paul Kagame do të ndezë flakadanët përkujtues  para një monumenti në kryeqytet, më pas do të mbajë një fjalim në një ceremoni të planifikuar në stadium. Tubimet dhe ngjarje të tjera në përkujtim dhe mos harrim të gjenocidit do të mbahen gjatë gjithë javës.

Një periudhë 100 ditë zie fillon edhe të dielën, e cila do të përfundojë në 4 korrik. Në 100 ditë – midis Prillit dhe Korrikut 1994, fisi në pushtet Hutu, i cili kishte mbështetjen e shteve e Evropës e veçmas të Francës, vrau 800,000 anëtarë të fisit të pakicës Tutsi dhe të gjithë ata  që kundërshtuan regjimin. 20 për qind e popullsisë së Ruandës u vra, ose 70 për qind e pjesëtarëve në fiseve Tutsi. Ruanda e ka akuzuar Francën disa herë për rolin e saj në genocid, duke vlerësuar se ajo drejtpërdrejt mori pjesë në përgatitjen e masakrës dhe kryerjen e gjenocidit.

Kryetari francez, Emmanuel Macron, i cili nuk do të marrë pjesë në përkujtim të Masakrës (si ato to kohës së inkuizicionit e të kryqëzatave), tha sot se i gjithë materiali arkivor në Francë mbi Ruandën do të jetë në dispozicion të historianëve, duke shtuar se ai do të përmirësojë  masat për gjykim  në Francë të të paditurve për gjenocid. Franca zbaton parimin e “juridiksionit universal” të gjyqësorit, i cili lejon atë vend të ndjekë krimet e kryera jashtë vendit. Gjenocidi në Ruanda është krimi më i egër gjatë luftës civile në atë vend. Krimi u krye kryesisht nga dy organizata ekstremiste të fisit Hutu,  mbi ata të popullatës Tutsi. Sipas disa vlerësimeve, numri i viktimave ishte më i lartë sesa është prezantuar në shifrat zyrtare. (Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …