Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të ketë takim në Paris

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të ketë takim në Paris. Ai gjatë një interviste ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë pasur dëshirë t’i dërgojnë porosi gjermanëve dhe francezëve, që evropianët nuk duhet ta zgjidhin çështjen e Kosovës. Me 99 për qind siguri mund të them se nuk do të ketë takim në Paris. Vuçiq tha se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive, serioze dhe kërkon dialog dhe zgjidhje konstruktive, por pranoi se vendi i tij nuk dëshiron të hyjë në bisedime, në të cilat duhet paraprakisht ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës e të mos flitet fara për tarifat për mallrat serbe. Sipas tij këto janë disa prej gjërave që tregojnë se Prishtina nuk dëshiron dialog, dhe që për gjithçka të udhëhiqet nga Amerika dhe askush tjetër.  Në Paris do të ketë takim vetëm nëse shqiptarët sillen me seriozitet, e një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë për fund Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …