Vuçiq

Kryetari i Serbisë,Vuçiq, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe vendore, të cilat  nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve. Demonstruesit kanë protestuar në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe e Vuçiqit. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes medieve të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave. Autoritetet zyrtare  serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …