Kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së SHBA-ve uron komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës

Kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së SHBA-ve uron komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali i Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley, ( Mark A. Milley – CHAIRMAN OF THE JOINT CHIEFS OF STAFF).  Në urim thuhet: “Urime për Ju, burrat dhe gratë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, me rastin e festës së Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, unë vlerësoj lart përkushtimin tuaj në kryerjen operacioneve në përgjigje ndaj krizave dhe operacioneve për mbrojtje civile në Kosovë. Puna juaj për të krijuar një Forcë të integruar është demonstruar në iniciativat dhe reformat sociale të lidershipit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ushtria e SHBA-ve vlerëson përkushtimin e lidershipit tuaj dhe partneritetin tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Urimet më të mira për këtë rast të veçantë”, përfundon urimin e tij, kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së SHBA-ve, gjenerali Mark Milley.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …