Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka paralajmëruar se do të kandidoj edhe për një mandat tjetër

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka paralajmëruar se do të kandidoj edhe për një mandat tjetër. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se ri-kandidimi i tij edhe për një mandat për kryetar komune vjen nga kërkesat e qytetarëve të cilët kanë vlerësuar punën e tij. “Edhe një mandate do të kërkoj nga qytetarët, edhe ashtu është nevoja dhe kërkesa e qytetarëve, do të thotë duke e parë punën që kam bërë jo vetëm unë, por me komplet kabinetin dhe zyrtarët që punojnë në komunë dhe institucionin komunal, duke i përfshirë edhe njësitë që shërbejnë siç janë uniteti, ujësjellësi, zjarrfikësit, që iu shërbejnë qytetarëve, që të gjithë bashkërisht e kemi bërë një punë të mrekullueshme deri më tani. Po shpresoj që të vazhdojmë të kemi edhe një vit ende me punë shumë më të mira, sepse kemi shumë projekte që kemi duke u zhvilluar dhe po shpresoj që vitin e ardhshëm do të përfundojnë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …