Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë

Kryetari i Spanjës, Pedro Sançez, gjatë fjalimit në Kongres, ka deklaruar se Spanja do ta njohë Palestinën shumë shpejt

Kryetari i Spanjës, Pedro Sançez, gjatë fjalimit në Kongres ka deklaruar se Spanja do ta njohë Palestinën shumë shpejt dhe se ky është një proces i pashmangshëm. Gjatë një debati mbi çështjet gjeopolitike në Kongresin spanjoll, kryeministri spanjoll tha se deri në fund të javës, ai do të bisedojë me një numër zyrtarësh evropianë në mënyrë që ata të fillojnë të njëjtin proces si Spanja. Spanja, zonja dhe zotërinj, është gati të njohë një shtet palestinez. Njohja është e pashmangshme, ndoshta edhe në muajin prill”, tha ai. Lideri spanjoll tha se në periudhën e ardhshme duhet vetëm të përcaktohet data se kur mund të ndodhë ky akt, “Muajin e kaluar u takova me kryeministrat e Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës për të promovuar këtë hap të rëndësishëm. Dhe në javët e ardhshme do të vazhdoj këto përpjekje me një sërë vizitash dhe thirrjesh për krerët ndërkombëtarë”, tha Sanchez.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …