Kryetari i trupit gjykues në seancën e sotme të Gjykatës Speciale deklaroi se Prokuroria e ka vërtetuar veprën penale

Kryetari i trupit gjykues në seancën e sotme të Gjykatës Speciale deklaroi se Prokuroria e ka vërtetuar veprën penale

Kryetari i trupit gjykues në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku ndërkohë  shpallet aktgjykimi kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka deklaruar se me veprimet dhe sjelljet e tyre, të akuzuarit e kanë sfiduar punën e gjykatës. Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media. Për materialin e publikuar, gjykatësi tha se të akuzuarit kanë bërë komente nënçmuese për dëshmitarët, pavarësisht paralajmërimeve. Duke lexuar konstatimet e trupit gjykues, kryetari tha se të akuzuarit lejuan dhe shpërndanë dokumente konfidenciale të gjykatës, duke kryer vepër penale. “Trupi gjykues është bindur se të akuzuarit vepruan me synim të drejtpërdrejt me synim të zbulimit të informacionit të mbrojtur”, tha ndër tjerash kryetari i këtij trupi. Gjykatësi beson  se Prokuroria e  ka vërtetuar veprën penale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …