Gucati - Haradinaj

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, pritet të shpallet aktgjykimi lirues, ose ndëshkues, kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale,   e quajtur me eufemizëm si, “Dhomë e Specializuar e Kosovës”  nga mediet dhe politika zyrtare,  do të shpallë aktgjykimin, lirues ose ndëshkues  kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vjet burg  dhe  me nga 100 euro gjobë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 nga Policia e EULEX-it, në Prishtinë, pastaj u transferuan në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale,  në Hagë të Holandës, më 26 shtator  të vitit 2020, të pandehur për sikur thuhet, “pengimin e drejtësisë”. Edhe pse kjo lëndë akuzuese nuk është paraparë të trajtohet nga kjo Gjykatë, ajo ka marrë përsipër gjykimin, me faktin se është Gjykatë Speciale që nuk i jep përgjegjësi askujt dhe konsideron se krerët e OVL-UÇK-së: Hysni Gucati dhe Hasim Haradinaj, kanë penguar drejtësinë në rastin e akuzave kundër kreut të luftës së UÇK-së, që po mbahen në arrest, me akuza për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …