leoni

Turqia

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e uroi Xho Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e uroi Xho  Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe janë të natyrës “strategjike” dhe se duhet të forcohen më tej, duke u bazuar në interesat e përbashkëta. Erdogan përsëriti “vendosmërinë e Ankarasë për të punuar nga afër me administratën amerikane”, gjatë periudhës së ardhshme. “Bashkëpunimi dhe aleanca e fortë” midis dy vendeve do të vazhdojnë të kontribuojnë në paqen në botë, tha Erdogan. Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë janë tensionuar kohëve të fundit për një varg çështjesh, përfshirë krizën në Siri dhe bashkëpunimin ushtarak të Ankarasë me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Ilmi Ramadani

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes …