Kryetari i vendit Hashim Thaçi, dekreton strukturën e re komanduese të Forcës të Sigurisë së Kosovës

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, dekreton strukturën e re komanduese të Forcës të Sigurisë së Kosovës

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka dekretuar sot strukturën e re komanduese të FSK-së, e cila është e para pas shndërrimit të saj në ushtri. Thaçi thotë se FSK-ja do të jetë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend dhe botë. “Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …