Me një ceremoni sot 337 pjesëtarë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës pas trajnimit bazik 9 mujor

Me një ceremoni sot 337 pjesëtarë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës pas trajnimit bazik 9 mujor

337 pjesëtarë, në mesin e tyre 52 femra, 22 prej komuniteteve pakicë e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9 javor, dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rekrutët e rinj e kanë bërë betimin të premten, në një ceremoni të organizuar në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve që i bashkohen FSK-së pas mandatimit me misionin e ri. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka kërkuar nga pjesëtarët e rinj që kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së me mandatin e ri, si ushtri e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, tha se nuk ka detyrë më të ndershme se sa ti shërbesh vendit. Ndërsa i cilësoi me fat pjesëtarët e rinj të cilët i përkasin gjeneratës së parë që i bashkohen FSK-së me mandatin e ri ushtarak.  I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se kadetët e rinj janë pjesë e ushtrisë më të re në botë. Veseli përsëriti se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Ai tha se do të rrisin buxhetin për ushtrinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …