Kryetari i vendit Hashim Thaçi takohet nesër me kryetarin Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim kosultativ

Kryetari i vendit Hashim Thaçi takohet nesër me kryetarin Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim kosultativ

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë. “E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, tha Thaçi, i cili ka shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve. Kurse, Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet mekryetarin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …