Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kuri thotë se një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë të korr

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se shumë bujq s’po kanë llogari të punojnë tokën edhe për shkak të naftës së shtrenjtë. Ai ka deklaruar se që nga shpallja e Pavarësisë nafta s’ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë. “Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë”, ka shkruar Kurti. Ai më tutje ka shtuar se traktorët janë të rrallë e të vegjël, dhe sipas tij, një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë të korr. “Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …