Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se Serbia i ka borxh Kosovës mbi 22 miliardë euro

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se Serbia i ka borxh Kosovës mbi 22 miliardë euro

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën në një konferencë për medie ka shpalosur kërkesat ndaj Serbisë për të cilat subjektet politike mund të bëhen bashkë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kurti ka thënë se nuk mund të ketë pajtim me Serbinë ashtu siç pretendon kryetari Thaçi, pa pasur pajtim edhe subjektet politike mbi raportin me Serbinë. Ai ka thënë është votuar me shumicë dërmuese Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ngjashëm do të mund të votohej edhe qëllimi Vetëvendosje për raportin e ri me Serbinë. Ai ka thënë se është optimist se do të ketë konsensus në Kuvend dhe në Qeveri për kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, pasi sipas tij faktet janë të forta. Më tutje, Kurti ka folur për dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia, si në njerëz dhe dëme materiale. Ai ka thënë se Serbia i ka shumë borxh Kosovës, duke kërkuar që të konkretizohet kjo kërkesë për këtë borxhli ndaj vendit tonë. Sipas tij, dëmi i përgjithshëm tejkalon 22 miliardë euro. Ai ka thënë se ka ardhur koha që Serbisë t’i bëhet një listë ku rreshtohen dëmet që ajo ia ka shkaktuar Kosovës. Kurti ka thënë se Fondi Pensional i Kosovës, i plaçkitur nga Serbia gjatë periudhës 1993 deri më 12 qershor 1999, Serbia i ka mbetur borxh pensionistëve shqiptarë të Kosovës mbi 76 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …