Kryetari Ilazi priti në takim Fatlum Vishin- fitues i Kupës së Kosovës në bodybuilding

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Fatlum Vishin-fitues i kupës së Kosovës në bodybuilding. Kryetari Ilazi e përgëzoi fituesin Vishi , ndërsa e uroi edhe për triumfe të reja. Kryetari gjatë këtij takimi shtoi se të rinjët e komunës së Kaçanikut vazhdimisht po dëshmohen për talentin e tyre në sporte të ndryshme në nivel regjional e shtetëror. Për suksesin e arritur fituesin Vishi, e uroi edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, duke i dëshiruar suksese të reja. Këto gara janë organizuar nga Federata e bodybuildingut dhe fitnesit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …