Kryetari Ismajli priti në takim nënkolonelin e FSK-së, Milaim Musliun

Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, priti në takim, Komandantin e Njësisë ndërlidhëse për reagim ndaj krizave (NJNRK) të FSK-së, nënkolonel Milaim Musliun me të cilin diskutuan një mori çështjesh me interes për avancimin e raporteve edhe të mëtutjeshme në mes të Institucionit të Komunës së Shtimes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK).

Kryetari Ismajli e falënderoi nënkolonelin Musliu për vizitën si dhe ofroi bashkëpunim të plotë lidhur me projektet e mundshme të përbashkëta që përveç përfaqësimit të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, të hartohen edhe projekte me rëndësi të bashkëpunimit civilo-ushtarak, prej të cilave projekte përfitues do të jenë qytetarët e Shtimes. Nënkolonel Musliu po ashtu falënderoi kryetarin Ismajli për pritjen dhe ndër tjerash theksoi se në mes të Komunës së Shtimes dhe FSK-së ekziston një bashkëpunim shumë i mirë dhe se tani paraqitet nevoja të hartohen projekte të reja të cilat thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin. Musliu, po ashtu mbajti një takim me kryesuesin e Kuvendit, Rrahman Jakupin dhe Përgjegjësin për Siguri dhe Emergjencë në Komunën e Shtimes, Skender Dautin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …