Kryetari Jashari falënderon për Epopenë e UÇK-së

Në përmbyllje të Manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Natën e Zjarreve në vendin ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e vendit – në Prekazin e shqiptarisë, dhe me koncertin ku edhe nëpërmjet këngës e valleve nga këngëtarët e mirënjohur të estradës shqiptare, u nderua Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, në 21 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë, më lejoni të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët që vizituan këto ditë Prekazin dhe Skenderajn. Dua të falënderoj gjithashtu Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për mbështetje institucionale të aktiviteteve në kuadër të Manifestimit tradicional Epopeja e UÇK-së. Mirënjohje të thellë edhe për udhëheqësit tjerë të institucioneve shtetërore, delegacionet e komunave, familjet e dëshmorëve, veteranët e invalidët e UÇK-së, Policinë e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, komunitetin sportiv, artistik!

Faleminderit nga zemra secilit shqiptar!

Ju ishit ata që madhështuat shënimin e datave historike 5, 6 dhe 7 mars 1998!

Adem Jashari është i të gjithëve!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …