Në Skenderaj diskutohet për paragjykimet ndaj rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës

Organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Komunës së Skenderajt, në sallën e Asamblesë Komunale në Skenderaj është mbajtur takimi rreth adresimit të stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë anëtaret e Kuvendit, aktiviste të shoqërisë civile dhe qytetarë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në fjalimin e tij, ka falënderuar drejtoreshën e QKRMT-së, doktoreshën Feride Rushiti, për organizimin e fushës “Bëhu zëri im” në qytetin e Skenderajt, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të të gjithëve, pa marrë parasysh pozicionin që mund të ketë secili nga ne, për të ndërgjegjësuar popullatën karshi këtyre rasteve, si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. “Është detyrë e jona, e të gjithëve, të japim kontributin e merituar që t’ua zbusim dhimbjet rasteve që janë keqtrajtuar seksualisht, dhe të gjithë së bashku, të punojmë që të mbijetuarit të kenë mundësi të barabarta, dhe mbi të gjitha, të ndihen të barabartë”, ka thënë kryetari Jashari. Ndërkaq, dr.Rushiti, ka thënë se është zgjedhur 8 marsi, për të folur për zhvillimet aktuale dhe njohjen ligjore të të mbijetuarve të luftës, pasi në këtë ditë në tërë botën i kushtohet vëmendje të të drejtave të grave, qofshin ato të drejta sociale, politike apo në aspekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …