Kryetari Jashari ofron mbështetje për viktimat e dhunës në familje

Kryetarët e komunave Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri, Bekim Jashari, Agim Bahtiri dhe Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje të Qendrës Rajonale për Strehim dhe Mbrojtje të viktimave të dhunës në familje me seli në Mitrovicë.

Në marrëveshjen e nënshkruar, kryetarët e tri komunave kanë marrë obligime të sigurojnë kushte të përshtatshme për punë në këtë qendër.

Kryetari Jashari ka thënë se është jashtëzakonisht i domosdoshëm angazhimi i institucioneve, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, që t’i shtojnë përpjekjet për të krijuar kushte dhe mekanizma, për të mbrojtur çdo viktimë të dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …