Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari uron qytetarët me rastin e festës së Bajramit

 

 

 

Urimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e festës së Fitër Bajramit

“Të dashur vëllezër e motra,

Të nderuar qytetarë të Skenderajt, duke iu përgëzuar përzemërsisht me rastin e përfundimit të suksesshëm të muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që u karakterizua me durim, solidarizim dhe vepra të mira në përputhje me rregullat e islamit, ato që janë të pranuara te Zoti ynë i Madhërishëm, le të vazhdojmë në frymë festive edhe në njërën prej festave më kryesore të islamit – Fitër Bajrami. Dëshiroj që kjo festë e madhe të festohet në paqe, me shëndet të plotë për të gjithë, gëzim, vullnet të mirë, me mirëkuptim dhe me dashuri e respekt mes njëri-tjetrit. Dëshiroj që këto vlera t’i mëshirojmë në mendjen dhe shpirtin tonë, dhe t’i largojmë nga vetja, familja dhe shoqëria urrejtjen, xhelozinë, egoizmin e pangopësinë dhe çdo gjë tjetër që shkon në dëm të ardhmërisë së vendit dhe fëmijëve tanë. Vëllezër e motra, Shqiptarë kudo që jeni, me fat ju qoftë festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e kryetarit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …