Sanije Geci-Rexha: Kemi dhënë aq sa kemi munduar për çlirimin e vendit dhe tani po japim për fuqizimin e Shtetit të Kosovës

Sanije Geci-Rexha: Kemi dhënë aq sa kemi mundur për çlirimin e vendit dhe tani po japim për fuqizimin e Shtetit të Kosovës

Në një bisedë në studion e TV-Diellit,  veprimtarja, luftëtarja e lirisë, veteranja  e UÇK-së, Sanije Geci- Rexhaj, e veja e bashkëluftëtarit të lirisë, dëshmorit të kombit, Abedin Rexha i mbiquajtur, Sandokani, ka folur për veprimtarinë e saj dhe të familjes,  në kundër të Lëvizjes atdhetare dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka rrëfyer se qysh si nxënëse e vitit të shtatë, në shkollën tetëvjeçare kishte shkruar parullën “Kosova Republikë”, e cila i kishte shkaktuar probleme dhe e kishte bërë me shenj në sy të njerëzve të regjimit, por ajo nuk ishte zmbrapsur as në shkollën e mesme ishte inkuadruar në Lëvizjen ilegale dhe kishte zhvillura një aktivitet të pandërprerë.

Për një kohë me një grup luftëtarësh së bashku me shokun e saj të idealit, tani dëshmor i kombit, Abedin Rexha më vonë edhe bashkëshort, kishte shkuar për stërvitje ushtarake në Shqipëri, qysh në vitin 1993.

Sanije Geci-Rexha ka rrëfyer për aktivitetin e saj në kundër të Lëvizjes Revolucionare  për Bashkimin e Trojeve shqiptare, në vitet 90-të të shekullit të kaluar ku kishte vepruar me Ruzhdi Saramatin, Jetë Hasanin, tani dëshmor, pastaj Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Ramiz Qeriqin  e shumë veprimtarë të tjerë.

Ajo veçmas ka folur për bashkëshortin, Abedinin, i cili kishte qenë bashkëluftëtar i Legjendarit, Adem Jashari, dhe i cili ishte kthyer në Kosovë, përnjëherë pas një telefonate, që kishte marrë nga Komandanti,   në vjeshtë të vitit 1997. Me bashkëshortin dhe dy fëmijë të vegjël ajo kishte lënë jetën e mirëqenin në Gjermani dhe kishte hyrë në zonat e luftës, për të marrë pjesë në çlirimin e vendit nga regjimi shqiptar-vrasës i Milosheviqit.

Sanije Geci-Rexha tani është Drejtoreshë e Departamentit për Familjet  Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës  së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka folur edhe për problemet e shumta me të cilat është ballafaquar vendi dhe po ballafaqohet edhe sot, por është shprehur  e kënaqur me punën që është  arritur në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve.

(Bisedën e zhvilloi, Arbanë Qeriqi-Gashi)

 

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …