Kryetari Kapri priti në ambientet e Bashkisë së Pogradecit “Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica”

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri priti në ambientet e Bashkisë “Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica”. Ky delegacion me qendër Komunat e Deçanit dhe Skenderajt synon bashkëpunimin me Bashkinë e Pogradecit duke vënë në zbatim projekte afat-gjata në fushën e Agrobiznesit! Gjithashtu ky delegacion ishte i interesuar për mënyrën e menaxhimit të projekteve te fituara, nga ana e Bashkisë Pogradec, për funksionimin e administratës. (me ndarjen e re administrative) si edhe për aktivizimin e shoqërisë civile, dhe organizatave joqeveritare në qytet!

Takimi rezultoi produktiv dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve pret nisjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës …