Rrugët e lagjeve të Skenderajt po modernizohen

Falë investimeve të vazhdueshme të Komunës së Skenderajt, rrugët e lagjeve të qytetit të Skenderajt po modernizohen dhe rrjedhimisht lagjet po zbukurohen.

Pamje të re po merr edhe rruga “28 Shkurti” në Lagjen 2, ku Komuna e Skenderajt po bënë kubëzimin e saj. Ndërsa në Lagjen 3 tashmë ka përfunduar kubëzimi dhe kanalizimi fekal i një rruge tjetër. Në Lagjen 3 punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera.

Më qëllim të inspektimit të punimeve Nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka qëndruar në këto dy lagje.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me punimet që po bëhen në rrugët e lagjeve të qytetit, duke theksuar se investimet që janë bërë në infrastrukturën e Skenderajt viteve të fundit, e kanë ndërruar pamjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …