Kryetari Kastrati ftonë të rinjtë që masovikisht të marrin pjesë në tubimin elektoral të NISMËS të premtën në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati përmes një video-adresimi ka ftuar rininë e Nismës Socialdemokrate që në numër sa më të madh të marrin pjesë në tubimin electoral të koalicionit Nisma-AAK që mbahet të premtën me 7 shkurt në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Në video-adresim kryetari Kastrati ka falënderuar të rinjët të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në ballë të fushatës elektorale, duke përkrahur parezervë Koalicionin tonë Për Kosovën Fituese me numër 137, AAK-NISMA.

Ai ka paralajmëruar se në tubimin e madh që është paraparë të filloj nga ora 20.00 do të jetë i pranishëm edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Video-adresimi i kryetarit Ekrem Kastrati

https://www.facebook.com/ekremkastrati1970/videos/1685135949089056

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …