leoni

Kryetari Kastrati i ka uruar të gjitha nënat me rastin e 8 marsit

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati i ka uruar të gjitha nënat, gratë, vajzat dhe motrat me rastin e 8 marsit. Ai ndër të tjera ka thënë: Gëzuar 8 Marsi, kjo ditë e veçantë, që na jep mundësi gjithsecilit prej nesh, për të uruar e shprehur mirënjohje të thellë, ndaj të gjitha grave që brez pas brezi kanë dhënë kontribut fisnik në ndërtimin e shoqërisë dhe familjeve që sot gëzojmë. Në këtë ditë, që mbi të gjitha simbolizon sakrificën dhe përkushtimin e nënave, grave e motrave tona, kalova disa momente të mira me zyrtaret e administratës Komunale dhe me personelin shëndetësor të QKMF-së në Malishevë dhe në Kijevë, dhe njëherit i urova dhe nga aty përçova mesazhin e kësaj feste, tek të gjitha gratë në vendin tonë, ka thënë kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …