Kryetari Kastrati kujton 15 maturantët të cilët humbën jetën në Fushë Arrëz në vitin 2004

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka kujtuar 14 tetorin e vitit 2004, kui humbën jetën 15 maturantë nga komuna e Malishevës në Fushë Arrëz te Shqipërisë. Ai ndër të tjera tha: Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur. Gjithë jetën do u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për kujdesin intensiv, me theks te veçantë atyre shëndetësore, të cilat u dolën në ndihmë nxënësve, personelit arsimor, familjeve dhe institucioneve të komunës së Malishevës për të përballuar sa më lehtë pasojat tragjike të atij aksidenti. Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre jetësore!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …