Nuk ka gjasa që BE-ja, t’i vendosë sanksione Serbisë, për shkak të mungesës së konsensusit brenda radhëve të Unionit

Gjasat që Bashkimi Evropian t’i vendosë sanksione Serbisë janë minimale për shkak të mungesës së konsensusit brenda BE-së. Njohësit e çështjeve politike shprehin paralelisht frikën se cikli i dhunës në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë etnikë mund të kthehet sërish pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit dhe bllokimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Eksperti i politikës së jashtme të BE-së nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit. Toby Vogel, në një prononcim për Albanian Post, thotë se kërkesa e Kosovës që njëherë t’i vendosen sanksione Serbisë e tek pastaj të procedohet tutje me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së, në këtë moment është jorealiste, për shkak se kërkohet unanimitet në mesin e 27 shteteve anëtare. Vogeli kujton se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së mendojnë njësoj kur bëhet fjalë për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Serbisë, derisa përmend faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban mbështet hapur presidentin serb Alesandar Vuçiq dhe, rrjedhimisht, refuzon të pajtohet për vendosjen e sanksioneve, ndonëse një pjesë e tyre tashmë janë skicuar dhe priten veprimet e radhës nga eurokratët në Bruksel. Hungaria nuk është problemi i vetëm, shton Vogel.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …