Palestinezët janë duke ikur nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë popullsisë që të largohet nga vendi i vet

Palestinezët janë duke ikur edhe të sot nga shtëpitë e tyre, në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjysmës së popullsisë që të largohet drejt pjesës jugore. Raportohet se ushtria izraelite ka kryer edhe disa bastisje tokësore të premten në Gaza, para nisjes eventuale të një ofensive tokësore në atë territor. Situata pritet të përshkallëzohet një javë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit në Izrael. Izraeli u ka kërkuar 1 milion njerëzve që të largohen, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës se një eksod i tillë mund të rezultojë me situata të rënda, pasi ka shumë të sëmurë nëpër spitale dhe të tjerët nuk kanë ku të shkojnë. Familjet në makina, kamionë dhe pajisje tjera i kanë mbledhur gjësendet e tyre dhe janë nisur drejt jugut të Gazës, teksa vendi është sulmuar me raketa izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …