Kryetari Kastrati me aksion simbolik për pastrimin e qytetit të Malishevës

 Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRM “EkoRegjioni”, Burim Shala, të shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i shërbimeve publike, Rifat Mazreku, së bashku me njësinë e “EkoRegjionit” në Malishevë, kanë ndërmarrë një aksion simbolik për pastrimin e qytetit në Malishevë.

 “Mirëmbajtja e pastërtisë në rrugët, parqet dhe sheshet e qytetit dhe në të gjithë territorin e Malishevës, është një prej prioriteteve tona, prandaj, sot së bashku me bashkëpunëtorët dhe me kryeshefin e KRM “EkoRegjioni”, kemi ndërmarrë këtë aksion pastrimi, sepse ambienti i pastër është jetë për të gjithë ne”, tha kryetari Kastrati.

 Kryetari Kastrati dhe kryeshefi Shala, gjithashtu janë takuar edhe me punëtorët e njësisë së “EkoRegjionit” në Malishevë, nga të cilët kanë kërkuar që të jenë më shumë të angazhuar në mirëmbajtjen e pastërtisë.

Kryetari Kastrati, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e ambientit, është një prej prioriteteve të tij, në mandatin e tij qeverisës, dhe pjesë e projektit madhor për “Malishevën Urbane”.

Në fund, kryetari Kastrati ka theksuar se shumë shpejt, në bashkëpunim me qytetarët dhe grupet tjera të interesit do të organizojnë një aksion të madh për pastrimin e qytetit të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Asfaltohen mbi 1.5 km rrugë në Burrnik të komunës së Ferizajt

Janë asfaltuar mbi 1.5 km rrugë në Burrnik të komunës së Ferizajt. Kryetari Aliu ka …