Kryetari Kastrati vazhdoi vizitat te fermerët e Komunës së Malishevës

Në vazhdën e vizitave te fermerët e Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Sylë Dukolli, kanë vizituar fermerët Riza Morina dhe Ziadin Paçarizi në fshatin Lubizhdë. Gjatë këtyre vizitave kryetari Kastrati ka bashkëbiseduar me fermerët e këtij fshati rreth angazhimeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen bujqit tanë, si dhe ka parë nga afër punën fisnike që bëjnë këta fermerë në funksion të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi. Fermerët që vizitoi kryetari Kastrati bashkë me drejtorin Dukolli e kanë vlerësuar lartë përkrahjen e qeverisë komunale, me theks të veçantë vendimin për subvencionimin e qumështit 0.3 cent për litër, vendimin për furnizimin me bidona të aluminit për bartjen e qumështit, si dhe vendimin për farë gruri. Kryetari Kastrati tha se shumë shpejt Drejtoria e Bujqësisë do të filloj të hartojë edhe një plan konkret për zhvillimin dhe fuqizimin e bujqësisë në Komunën e Malishevës, përmes së cilit do të mund të përkrahim sa më shumë fermerët që merren aktivisht me bujqësi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, kafshë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …