leoni

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës vizitoi Komunën e Lipjanit dhe të Ferizajt

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës vizitoi Komunën e Lipjanit dhe të Ferizajt

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj se bashku me bashkëpuntorët e tij, vizitoj sot Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Ferizajit. Z. Manaj në takimet e mbajtura, e njoftoj kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Ferizajit, z. Muharrem Sfarça rreth punëve që është duke i kryer Këshilli i Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore, duke nënvizuar me theks të veçantë të gjeturat dhe rekomandimet lidhur me zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në komunat e tyre dhe duke kërkuar paralelisht që të zbatohen vendimet dhe rekomandimet e Këshillit në përputhje me obligimin e përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kryetarët e komunave respektive,  z. Ahmeti dhe z. Sfarça, pasiqë falënderuan kryetarin e Këshillit për vizitën, shprehën gatitshmërinë e plotë për bashkëpunim me Këshillin e Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të obligimeve ligjore të ndërsjellta, me qëllim të avancimit të zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit të shërbimit civil.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …